ALSS

Kurs i hapur 4 javor

E drejta sportive në praktikë

Prezantimi i Kursit

Kursi “E Drejta Sportive në Praktikë” është një program online katër-javor, i organizuar nga Academy of Leadership Sciences Switzerland.

Ky kurs është krijuar nga ekspertë të njohur ndërkombëtarisht në të drejtën sportive dhe ofrohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Ai është i përshtatshëm për të gjithë ata që janë të përfshirë ose dëshirojnë të përfshihen në industrinë e sportit, përfshirë administratorë sportivë, jurist studentë dhe agjentë sportivë, ndër të tjerë.

Përmbajtja e Kursit

Kursi përmban tema specifike të çështjeve të lidhura me sportin, duke përfshirë temat, si, organizimi dhe struktura e sportit, qeverisja e mirë dhe mbrojtja e integritetit në sport, rregulloret dhe procedurat e anti-dopingut, sponsorizimi në sport,kontratat sportive si dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve nëpërmjet arbitrazhit sportiv. Kursi gjithashtu adreson kornizën ligjore për sportin në Kosovë dhe ndërkombëtarisht, duke analizuar rolin e aktorëve kryesorë, sfidat dhe praktikat më të mira në fushën e së drejtës sportive.

Detajet e Kursit

Struktura e Kursit

Java 1: Hyrje në të Drejtën Sportive – Organizimi dhe struktura e sportit (2 orë)

• Koncepti dhe rëndësia e së drejtës së sportit • Akterët kryesor – Sistemi i ‘Piramidës’ në sport • Rregulloret nacionale dhe ndërkombëtare te sportit dhe e drejta sportive • Korniza ligjore për sport në Kosovë

Java 2: Integriteti, Manipulimi i Ndeshjeve dhe Qeverisja e Mirë në Sport (2 orë)

• Parimet bazë të qeverisjes së mirë në sport • Standardet ndërkombëtare të qeverisjes sportive • Mbrojtja e integritetit sportiv • Manipulimi i ndeshjeve sportive: sfidat dhe masat parandaluese • Harmonizimi i akteve te brendshme te Organizatave Sportive me ligjin e ri sportiv • Hartimi dhe negocimi i kontratave sportive

Java 3: Anti-Doping dhe Ligji për Sponsorizimin në Sport (2 Orë)

• Korniza ligjore dhe rregullimi kombëtar dhe ndërkombëtar mbi anti-dopingu • Shkeljet e rregullave anti-doping dhe sanksionet përkatëse • Ligji për Sponsorizimin në Sport

Java 4: Arbitrazhi Sportiv dhe Procedurat, (2 orë)

• Tribunalet Private Sportive dhe Gjykatat Shtetërore • Tribunalet e Arbitrazhit Sportiv Kombëtar dhe Ndërkombëtar • Tribunali i Futbollit të FIFA-s: Strukturat dhe Kompetencat Vendimmarrëse • Gjykata e Arbitrazhit për Sportin (CAS)

Shkarkime të Ndërlidhura

Department Contact

Social Info

Akreditimi dhe Certifikimi

 Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër (ALSS) është një institucion ndërkombëtar arsimor që ofron arsim të nivelit të lartë, arsim të vazhdueshëm dhe kurse të avancuara pasuniversitare, Seminare dhe programe të fokusuara në studime të avancuara në Lidership dhe Menaxhim. ALSS gjithashtu ofron kurse të shkurtra që nuk janë me kredi akademike dhe nuk çojnë në kualifikime formale. Të gjithë pjesëmarrësit që ndjekin kursin “E Drejta Sportive në Praktikë” do të pajisen me certifikata të pjesmarrjes së suksesshme ne kurs nga ALSS.

Udhëheqësit e Kursit

Graduate Benefits from ALSS

Completing a business leadership program offers numerous benefits to graduates. Firstly, these programs provide comprehensive training in leadership techniques and strategies, enhancing graduates’ skills in decision-making, problem-solving, communication, and team management. This equips them with the necessary tools to excel in leadership roles and drive organizational success.

Professional Development

Our programs are designed to give you the edge to excel on your profession with advanced knowledge.

Quality Education

We are up-to-date with latest business trends and insights that enable us to offer qualitative education

Alumni

We have a global pool of alumni from all eh parts of the world who are excelling on their leadership journey.